Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!
Your search results

Teknologji bashkëkohore

Standarte Europiane

Në Shqipëri më shumë se 60% e energjisë shfrytëzohet nga konsumatorë familjarë prej të cilës shumica shkon për ngrohje-ftohje të ambienteve të banesave.
Sipas direktivës europiane 2012/27 EU duhet të merren masa të reja për efiçencën e energjisë dhe reduktimin e humbjeve termike. Çertifikata e energjisë së ndërtesës do të jetë së shpejti një dokument i domosdoshëm në Shqipëri, si në gjithë vendet e Bashkimit Europian.
Për këtë arsye fasada e godinave është fasadë termike me efiçencë A3.

Aplikim I fasadës së ventiluar

  1. Izolimi siguron depozitim maksimal të ngrohje/ftohjes në brendësi të ndërtesës.
  2. Eleminim të urave termike
  3. Garanton efiçencë të lartë energjitike duke kursyer deri në 50% të energjisë.
  4. Parandalon shkatërrimin estetik të ndërtesës prej lagështisë.
  5. Parandalon kondesimin, eleminim të mykut në mure.
  6. Përmirëson akustikën e ndërtesës.
  7. Mban të pandryshuara karakteristikat estetike dhe termike të ndërtesës.

Vetrata Termike

  • Koefiçient I përcjelljes të temperaturës Uw= 0,67W/m2K, izolim perfekt termik.
  • Hapësira midis xhamave është maksimale dhe ka mbushje me gaz Argon.
  • Sistem me 6 dhoma të profilit termik.
  • Izolim shumë I mirë akustik.

Izolim akustik

Termoizolimi

Përdorim I produkteve të korrigjimit të zërit për izolimin nga zhurmat e goditjeve. Materiale cilësore të kombinuara mes tyre, në mënyrë që të përmbushin nivelet e izolimit të tingullit të kërkuara me ligj në ndërtesa.

PËRPARËSITË

  1. Performanca e shkëlqyeshme termo-akustike e sistemit
  2. Forcë mekanike e shkëlqyeshme
  3. Inercia e sistemit të shkëlqyer
  4. Stabiliteti dimensional i materialit
  5. Qëndrueshmëri e lartë pa humbje të karakteristikave
  6. Produkte ekologjike
  7. Komoditet me izolim të shëndetshëm
  8. Kapaciteti i shkëlqyeshëm i frymëmarrjes
  9. Lejon kursimet e energjisë
  10. Efektivitet afatgjatë

Ventilimi individual

Ventilim me cilësi të lartë si një premtim për ruajtjen e shëndetit të familjes. Me anë te ventilimit te cdo apartamenti ruhet një mikroklimë normale, parandalohet shkatërrimi gradual i elementëve strukturorë të strukturës. Nje ventilim jo i mire do sillte lagështi të lartë, dritaret që “qajnë”, avullim të cilat kanë një ndikim negativ jo vetëm në shëndetin e njeriut, por edhe në objektet në shtëpi.
Ventilim natyror me ajër të freskët që derdhet në dhomë nëpër çarjeve në cdo hapësirë, dritareve dhe dyerve.

Ventilimi i detyruar

Ventilim i detyruar i cili kryen të gjitha proceset e shkëmbimit të ajrit me anë pajisje të specializuara dhe me kualitet të lartë. Zakonisht është i përdorur ne tualetet pa dritë dhe tek cdo kuzhine për një hapësirë me ajër sa me kualitativ.

Ashensorët

Performancë solide

Ashensorë të zgjedhur sipas standarteve zviceriane, të projektuara në mënyrë precise. Me ndalesa në çdo kat dhe me evakuim automatik në raste avarie. Me një sistem për një udhëtim të qetë dhe të heshtur për pasagjerët e rezidencës, përgjatë 24 orëve të çdo dite të javës. Lëvizje e qetë për një maksimum prej 8 personash me shpejtësi 1.6m/s

Lëvizje vertikale e gjelbër

Stil dhe dizajn

Ashensorët kanë peshë të lehtë, janë pa substanca të dëmshme dhe të dizajnuara për konsum të ulët të përditshëm të energjisë. Funksionaliteti mbetet i qëndrueshëm gjatë gjithë rrjedhës së jetëgjatësisë së ashensorëve dhe janë gati 100% të riciklueshëm.
Dizajn bashkëkohor dhe I qëndrueshëm me materiale ekologjike. Të veshur me material çelik-inoxi zvicerian me korniza alumini dhe dysheme graniti gri. Të ndriçuar 24 orë me drita LED me konsum të ulët energjie dhe të pajisura me pasqyra për të rritur vizualisht hapësirën.

Hapësire eficente

Sistem operativ me më shumë hapësirë për banorët, duke minimizuar hapësirën e nevojitur për paisjet teknike. Kabinat janë të përshtatura që të ulen në një nivel me derën dhe pajisja është instaluar direkt në shaft, duke minimizuar dhomën teknike të makinerisë

Sistemi ngrohje/ ftohje

Sistem ngrohje/ftohje I zgjedhur është nje sistem i plotë për ngrohjen e shtëpisë dhe ujë të ngrohtë qe bazohet ne teknologjine e pompave ngrohëse me burim ajrin, e cila ofron gjithashtu edhe opsion për ftohje. Karakteristikat  e këtij sistemi bëjnë të mundur uljen e konsumit të energjisë dhe emetime të ulëta të CO2. Sistemi i saj i ngrohjes me temperaturë të lartë dhe të ulët ofron komoditet optimal dhe teknologji të përparuar. Ky sistem e transformon nxehtësine e papërdorur dhe të pashtershme nga ajri rrethues në nxehtësi të shfrytezueshme, qoftë si pjesë e një sistemi gjithëpërfshirës të kontrollit të klimës ose për të ngrohur ujin e ngrohtë shtëpiak.

Sistemi hidraulik

Hapësirat teknike të Rezidencës janë të mirë-organizara në hapësirat e posaçme për mirëmbajtje optimale ne katet nëntokë. Rezidenca ka një sistem hidraulik me një rezervë uji sanitar të përbashkët me autonomi 3 ditore prej rrjetit shpërndarës të UKT. Gjithashtu ajo ka sistem anti-zjarr me depozita rezervë dhe hidrantë për çdo emergjencë të mundshme

Hapësira për panele diellore

Future Home Residence promovon efiçencën energjitike dhe përveç kursimit nëpërmjet termoizolimit në çdo apartament, ajo u mundëson banorëve një hapësirë të posaçme për panele diellore në tarracë. Çdo familje ka mundësinë të instalojë panele diellore në katin e fundit të taracës për ngrohjen e ujit të përdorimit të përditshëm në hapësirën e tyre të posaçme duke shfrytëzuar infrastrukturën e përbashkët të kompleksit.

Hapësira teknike

Kafazi i shkallëve është i projektuar për evakuim emergjence të shpejtë, ventilimin e tymërave dhe hyrjen e ajërit të freskët në raste emergjence. Godina gjithashtu është e pajisur me gjenerator rezervë për funksionimin e ashensorit dhe ndriçimit në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike. Cdo hapësirë teknike është e izoluar për kontrollin e vibracionit që shkaktojnë sistemet e integruara në ndërtesë. Gjithcka e projektuar me mendje tek qetësia dhe komforti I çdo banori të kompleksit

Compare Listings

WhatsApp chat