Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!
Your search results


Kush jemi ne




Të destinuar për të sjellë ndryshimin dhe për t’iu ofruar klientëve tanë cilësi të lartë jetese duke ndërtuar sipas standarteve më të larta në treg. Objekti i parë në zonë i projektuar sipas nje stili inovator në fasadë dhe infrastrukturë. I projektuar nga njëra prej studiove projektuese me prestigjoze në Shqipëri “Dea Studio”, sjell në tregun e ndërtimit jo vetëm vlerë dhe sukses për bizneset, por edhe standarte të reja në bashkëjetesën në komunitet.
Për më shumë se 1 dekadë ne treg, kompania e ndërtimit KNC shpk numëron bashkëpunime të shumta që prej vitit 2003 e deri në ditët e sotme, me investitorët më të mëdhenj në Shqipëri. Eksperienca të shumta në fushën e ndërtimit të objekteve civile dhe industriale, projektim ndërtesash, konsulencë teknike dhe supervision, punime rifiniture të natyrës teknike me shumëllojshmëri materialesh etj janë disa prej projekteve më të perdorura në këtë studio projektimi. Aktualisht numerohen 6 komplekse banimi dhe 3 godina turistike.

Slider



Oaz i gjelbër i qytetit




Future Home Residence është një kompleks në mes të gjelbërimit. I rrethuar nga parqe të mëdha gjelbërimi, fusha sportive dhe kënde lojërash për fëmijë. Gjëlbërimi në zonë është në raportin 55% te bllokut të banimit me siperfaqe 19’000 m2. Godinat kanë distancë mbi 20m nga njëra-tjetra, gjë që I mundëson diellzim të plotë përgjatë gjithë ditës për çdo apartament.

Slider



Ngjyra si koncept në arkitekturë




Elementi identifikues i objektit është ngjyra. Frymëzimi ka ardhur nga qyteti i Tiranës, i cili ngjyrën e ka element kryesor të fasadës, duke u cilësuar si qyteti i ngjyrave të gjalla. Arkitekturës i jepet jetë dhe ngrohtësi përmes ngjyrave bazë të përdorura. Ngjyra mbizotëruese është e kuqja, një ngjyrë dominante dhe dinamike. Ajo psikologjisht perceptohet nga syri më afër se sa është dhe i jep objektit plasticitet. Ngjyra është bërë pjesë e çdo apartamenti, duke i dhënë rëndësi të madhe gjendjes psikologjike të personave në të. Ajo shfaqet si element në fasadë dhe element funksional i apartamentit, llozhës. Në objektin bazë ngjyrë gri, dalin në pah modulet Tetris plot ngjyra, të cilat duken sikur janë duke rënë njëra pas tjetrës dhe formojnë objektin në tërësi. Këto module marrin katër ngjyrat bazë të lojës “Tetris” duke e kthyer ngjyrën në një element integral të kompleksit. Projektimi dhe konceptimi I këtij kompleksi është realizuar nga studioja prestigjoze me famë ndërkombëtare “Dea Studio”. Kompleksi I fazës së parë është konceptuar ne dy objekte të ndara nga 11k secila, me distanca optimale, mbi 20 metra. Blloku I banimit me sipërfaqe totale 19’000m2, I cili do zhvillohet në tre faza, ka mbi 55% sipërfaqe të gjelbëruar, e lirë për hapësira të tjera rekreative. Në zonë janë projektuar tre parqe të mëdha me pemë të larta të cilat ofrojnë pamje dhe intimitet për çdo apartamet pavarësisht katit apo orientimit.

Slider

Slider
Slider






 

Sistemimi




Në sistemim, platformat e gjelbërta janë në formën e moduleve të “Tetris” të cilat diferencohen nga njëra tjetra përmes luleve dhe gjelbërimit me ngjyra të ndryshme. Loja “Tetris” do reflektohet tek elementët urban si stolat, koshat, ndriçuesit si dhe në shtrimin e pllakave të sistemimit, përmes moduleve kuadratike me ngjyra. Hapësirë e gjelbër dhe çlodhëse, dedikuar grupmoshave të caktuara në oborrin e saj të brendshëm. Ambient familjar dhe qetësues për çdokënd që preferon një bashkëjetesë të qetë dhe të sigurt. I konceptuar për të sjellë risi në zonë kjo rezidencë është konceptuar për të ofruar tek klientët lehtësi në perdorimin e faciliteteve të panumërta që mund të gjenden në këtë objekt duke filluar nga supermarketet, bankat, kopshtet etj

Slider



Organizimi




Parkimi nëntokësor do të zhvillohet në dy kate të plota nëntokë me ndriçim dhe ajrim natyral, përmes një atriumi në qendër të kompleksit. Parkimet janë të bollshme dhe me mundësi për krijimin e depove të parkimit për çdo apartament. Kati përdhe dhe pjesërisht kati I parë do të kenë funksion shërbimesh tregatare dhe administrative. Shërbimet e ofruara do të jenë me akses të drejtëpërdrejtë nga sistemimi dhe lehtësisht të përshtatura për cfarëdolloj biznesi, duke lehtësuar kështu maksimalisht jetën e banorëve të zonës. 10 katet e tjera janë të organizuara në apartamente komode dhe moderne të tipologjive të ndryshme. Apartamentet janë të gjitha optimale përgjithësisht në formë kuadratike, me ambiente të mëdha plot dritë dhe pamje, me vetrata panoramike e deri tek ato me tradicionalet me dimensionet klasike për klientet që preferojne që të jenë tradicional në zgjedhjet e tyre. Secili prej apartamenteve ka minimalisht një llozhë të bollshmë dhe dy tualete ku gjithmonë njëri është me ventilim natyral. Apartamentet disponojnë orientim shumë të mirë ndaj diellit dhe janë në një zonë ideale për banim.

Slider


Përse Future Home Residence




Future Home Residence është nje kompleks në funksion të banorëve që zgjedhin të jetojne në të. Ofron aplikim të teknologjive të fundit në ndërtim për të ofruar cilësinë më të lartë në çdo njësi banimi. Kompleksi siguron gjithashtu:

  • Pozicion strategjik, shumë pranë godinave arsimore, shërbimeve mjekësore dhe akseve kryesore të qarkullimit.
  • Pjesë e një blloku të ri banimi, në zhvillim, e cila në kohë të shkurtër rrit vlerën e investimit tuaj.
  • Hapësira për ambiente tregtare për lehtësimin e jetës së banorëve
  • Hapësirave rekreative, shlodhëse dhe argëtuese për gjithë pjesëtarët e familjës, fëmijët, gjyshërit dhe prindërit.
  • Parqe me pemë të larta të ndërthurura mirë me gjelbërimin e ulët dhe me lulet me ngjyra të ndryshme që I japin jetë kompleksit.
  • Parkim I siguruar për çdo familje në katet nëntokë.
  • Apartamente moderne dhe komode, të ndërtuara sipas standarteve europiane.
  • Teknologji e re ndërtimi për të rritur efiçencën termike, e vlerësuar me A3.
  • Fasadë e ventiluar dhe vetrata termike.
  • Izolim akustik i mureve perimetral të apartamentit me lesh xhami/polisterol.
  • Apartamente kuadratike me hapësira të bollshme, plot dritë dhe me orientim ideal.
Slider



Shtëpia juaj ideale




  • Ashensor në çdo shkallë me bateri emergjence.
  • Gjenerator emergjence në rast shkëputje energjie elektrike, për ndriçimin e shkallës dhe pompave të ujit.
  • Instalimet e sistemit ngrohje-ftohje multi split për çdo ambient të apartamentit.
  • Rifinitura të cilësisë së parë, importe europiane.
  • Shtrim me pllaka ose parket.
  • Hidrosanitare inkaso, të shkëputura nga dyshemeja.
  • Dyer të brendshme dhe të jashtme me rimaso druri, me disa zgjedhje per ngjyrat.
  • Vetrata panoramike dhe dritare me lartësi maksimale, për ndriçim natyral të plotë.
Slider

Compare Listings

WhatsApp chat